Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit V.B. dhe D.P. shtetas të Republikës së Shqipërisë, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.
Pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, dhe pranimit të fajësisë nga të pandehurit, i pandehuri V.B. është shpallu fajtor për veprat penale si në aktakuzë dhe i ka shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje një viti e gjashtë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.400 euro, ndërsa të pandehurën D.P. e ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej një viti dhe 400 euro gjobë.
“Të pandehurit akuzohen se më 07.04.2020, me qëllim të shitjes kanë poseduar pa autorizim substanca narkotike të llojit kokainë në atë mënyrë që Njësia e DHTN-së, në Ferizaj, pas një pune operative dhe gjatë kontrollimit, në trupin e të akuzuarës D.P dhe atë nën reçipeta është gjetur një qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë prej 49.07 gram, e pastaj me pëlqimin e të akuzuarve është kontrolluar banesa ku banonin dhe gjatë kontrollës janë gjetur 5 qese me substancë narkotike kokainë me peshë: 34.39 gr, 9.79 gr, 3.06 gr, 0.35 gr dhe 0.4 gr e që pesha e përgjithshme e narkotikut ishte 96.70 gram, po ashtu janë gjetur edhe 3 peshore digjitale për matje të narkotikut të cilat sekuestrohen nga ana e Policisë”, thuhet në njoftim.
-
Dënim me burg dhe gjobë, ndaj tre të akuzuarve për narkotikë në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj
-
Dy vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë për narkotikë në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të narkotikëve
-
Dënohen me 6 vjet burgim e 4.600 euro gjobë tre persona në Ferizaj