Reshjet e dendura të shiut dhe breshëri që ka rënë të mërkurën në vend, ka dëmtuar disa vetura në parkingun e një kompanie në Graçanicë, ka njoftuar për KOHËN, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Në parkingun e një kompanie, disa vetura dyshohet të kenë pësuar dëmtime nga kushtet atmosferike”, ka thënë Borovci.
Ai nuk bëri të ditur nëse ndonjë person është lënduar nga ky rast dhe se sa është numri i automjeteve të dëmtuara.