Policia Kufitare e Shqipërisë ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë.
Sipas policisë, 20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
Gjithashtu mjetet e bllokuara janë 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe dhe 2 mjete lundruese turistike.
Shkeljet e konstatuara janë: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.
Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të rinj.
“Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë”, u tha në njoftim.
Edhe
Sekuestrohen disa produkte në treg që konsiderohen me rrezik për konsumatorin
Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
Policia Kufitare dhe i ajo e Njësisë Policore Detare thonë se janë angazhuar maksimalisht në shërbim të sigurisë së pushuesve.