Në Pejë, një burrë është ankuar në polici pasi i njëjti thotë se në muajin mars të 2015-s, pasi kishte blerë një parcelë toke nga një person, për të njëjtën kishe paguar para disa herë.
Thotë se edhe në muajin qershor e gusht të 2017-s, tre persona të panjohur e kanë futur në një veturë, e kanë rrahur dhe kanosur e më pas me forcë i kanë marrë 5500 euro para të gatshme, njofton policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Ai tregon se më pas e kanë detyruar të paguajë dy herë nga 10 mijë euro.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Burrë e grua rrahin njëri-tjetrin në Pejë
-
Për mosmarrëveshje pronësore sulmuan një person, arrestohen dy të dyshuarit
-
Arrestohen dy persona për rrahjen e një 16-vjeçari në Pejë
-
Pejë, pagoi afro 30 mijë euro për dy vetura, por nuk i mori ato, Policia në kërkim të të dyshuarit
-
E shantazhuan një grua duke i marrë para, arrestohen dy të dyshuar në Pejë