Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se e kanë rrahur një 16-vjeçar në Pejë të enjten.
Sipas Policisë, viktima ka raportuar se më 5 janar deri sa ka qenë nё njё pompё derivatesh nё fshatin Zahaq, tre persona i kanё kёrkuar të shkojë me ta nё veturën e tyre.
Të dyshuarit së bashku me viktimën kanё shkuar nё fshatin Ozdrim-Pejё. Sipas Policisë, aty e kanё rrahur viktimën duke i shaktuar lëndime tё rёnda trupore. Më pas e kanë sjell viktimën deri në afёrsi tё qytetit tё Pejёs dhe e kanё braktisur.
Viktima ka kontaktuar me familjarёt e tij, tё cilёt e kanё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa po hetohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.
-
Arrestohen tre persona në Pejë, rrahën një polic
-
Tre të arrestuar pas një përleshjeje në Pejë
-
Në Pejë arrestohen dy vajza, pasi e rrahën një tjetër
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur
-
Raportohet për dhunimin e një gruaje në Pejë, arrestohet i dyshuari