Në Pejë janë arrestuar dy vajza pasi kishin sulmuar fizikisht një vajzë tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe ka treguar më pas se incidenti ka ndodhur për shkak se ka pasur disa ofendime me të dyshuarat.
“Rr. Konferenca e Bujanit, Pejë, 09.01.2022 – 14:00. Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor viktima është intervistuar dhe e njëjta ka deklaruar se incidenti ka ndodhur për shkak të disa ofendimeve që kishin pasur ndërmjet vete të dyshuarat me viktimën. Të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.