Kronikë

Për mosmarrëveshje pronësore sulmuan një person, arrestohen dy të dyshuarit

Arrestim

Arrestim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Nakull të Pejës, pasi dyshohet se për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore kanë sulmuar dhe kanosur një person.

Për këtë rast Policia është njoftuar të enjten. “Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personat e përfshirë nё rast, deri tek incidenti ka ardhur pasi qё personat e dyshuar pёr shkak tё mosmarrëveshjeve pronësore, kanё sulmuar dhe kanosur viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit viktima dhe dëshmitarët në këtë rast, janë shoqëruar nё Stacionin Policor nё Pejё, dhe janё intervistuar nga hetuesit e rastit. “Tё dyshuarit janё arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dërguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftim.