Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bilanc lufte nëpër rrugët e Shqipërisë, 39 të vdekur nga aksidentet në dy muajt e fundit

Foto: Ilustrim

Aksidentet rrugore shkaktojnë më shumë viktima në Shqipëri sesa vrasje, apo edhe humbjet e jetëve nga sëmundjet kancerogjene.

Gjatë muajve shtator-tetor humbën jetën 39 persona duke shënuar një rritje të ndjeshme me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me 25 viktima.

Nga 1 deri 26 të tetorit 2019 u shënuan 19 aksidente fatale. Tre viktima më shumë sesa tetori i 2018. Po kështu i lartë ka qenë edhe numri i të plagosurve rëndë dhe i aksidenteve në total, raporton “ABCnews”.

Viktimat nga aksidentet kanë shënuar rritje edhe pse masat ndëshkuese nga efektivët e policisë rrugore ishin të ashpra si; prangosje të drejtuesve të automjeteve në gjendje të dehur apo edhe pezullim të lejeve të drejtimit.

Krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, numri i aksidenteve me vdekje në Shqipëri është disa herë më i lartë në raport popullsie.

Trend të rritjes së aksidenteve me vdekje ka shënuar edhe muaji shtator. 20 persona humbën jetën, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë humbën jetë 9 shtetas. Pjesa më e madhe e aksidenteve u shënua gjatë akseve kombëtare, si edhe autostradën Tiranë- Elbasan dhe Tiranë- Durrës.

Edhe Më pak aksidente, por më shumë viktima Arbëri Më pak aksidente, por më shumë viktima

Nga janari deri në fund të shtatorit vdiqën nga aksidentet rrugore 157 persona. Në 9-mujorin e 2018 shifra ishte 5 më pak.

Ajo që shqetëson më tepër specialistët e policisë së Qarkullimit Rrugor është fakti se gjatë muajve shtator tetor, në mbi 80 % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit.