Një sasi prej rreth tri kilogramësh substancë narkotike, armë zjarri, mjete që shërbejnë për shpërndarje të drogës dhe para të gatshme janë sekuestruar gjatë një bastisjeje të zhvilluar të premten në Pejë.
Një person është arrestuar.
“Janë kapur rreth 3 kilogram drogë, armë të zjarrit dhe mjete të tjera, para dhe është arrestuar një person”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Prokurori i rastit do ta paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit sot, 26 korrik.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen mbi 10 kilogramë marihuanë në Pejë
-
Sekuestrohen 86 brisqe e 19 boksa metali që po shiteshin në Çarshinë e Pejës
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje