Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se dy persona janë arrestuar të mërkurën pas tri bastisjeve në Lipjan, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe karikatorë.
Prokuroria njoftoi se të arrestuarit B.B. dhe Rr.B, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i i armëve”, derisa janë sekuestruar tri pushkë, një kallashnikov dhe disa karikatorë.

Aktualisht, edhe një bastisje në disa lokacione është duke u kryer mbi dyshimin për mashtrim.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastisje në Prishtinë e Klinë, sekuestrohen disa armë dhe arrestohen tre persona
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
Policia zbulon 4 kallashnikovë në një dërgesë, arrestohet një person
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit