Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bastisje në Gjilan, arrestohen katër të dyshuar që iu gjetën sasi e madhe narkotikësh e para

Policia ka bastisur shtëpitë e katër të dyshuarve për posedim të narkotikëve, në Lagjen “Dardania” në Gjilan.

Bastisja është kryer mbi dyshimin për posedim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar e llojit heroinë me peshë rreth 1.549.2 gramë, në vlerë rreth 34.400 euro, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 54.7 gr, në vlerë rreth 5400 euro, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Po ashtu, policia ka konfiskuar edhe para të gatshme në vlerë rreth 2.010 euro, një armë me një karikatorë me 15 fishekë, një peshore elektronike, një telefon mobil si dhe një veturë me targa vendore.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.