Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim në Doganën kanë kontrolluar shtatë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit të shtunën, pas informatave të marra për tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë e argjendtarive.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar përkohësisht 33 kilogramë e 310 gramë ari, 14 mijë e 650 euro dhe 9720 franga zvicerane. Po ashtu janë arrestuar edhe gjashtë persona, që janë dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane. Lidhur me rasti janë arrestuar gjashtë(6) persona të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Për rastin ka njoftuar edhe Dogana e Kosovës.
-
Sekuestrohen rreth 8 kilogramë ari dhe argjendi në Prizren, vlera mbi 460 mijë euro
-
Konfiskohet ari në vlerë prej afër gjysmë milioni euro në disa argjendari
-
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan
-
Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestroi 20 vetura dhe rreth 50 kilogramë ari