Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Banesa në Fushë-Kosovë përfshihet nga zjarri, shkak defekti i mbushësit të telefonit

Një banesë në Fushë-Kosovë është përfshirë nga zjarri si pasojë e një defekti të një mbushësi të telefonit, i cili ka marrë flakë.

Policia ka njoftuar të mërkurën se rasti ka ndodhur në orët e para të së martës në “Rrugën e Pejës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rastin në polici e ka njoftuar një shtetas i huaj, pronar i banesës.

Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime në njerëz.

Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

LEXO EDHE: