Kronikë

Babë e bir akuzohen për vrasjen e shtatorit të kaluar në Rahovec

Foto: Koha / Ilustrim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për vrasje të rëndë në Rahovec në shtatorin e vitit të kaluar.

Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur ndaj dy të pandehurve E.S për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe kundër E.S., për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V.

Sipas njoftimit në ditën kritike” E.S. me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i ka shkaktua lëndime të rënda trupore”.

“Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V”, thuhet në komunikatë.