Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Autobusi përplas për vdekje të moshuarën në Kamëz

Foto: Ilustrim

Një e moshuar ka humbur jetën e aksidentuar nga një autobus në vendin e njohur si “Ura e Institutit” në Kamëz.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30. Policia është njoftuar nga një telefonatë e mbërritur në numrin e emergjencave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka verifikuar se autobusi i linjës së Kamzës që drejtohej nga shtetasi me inicialet B.Ç., ka aksidentuar një kalimtare, shkruan Tch.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë e aksidentuara ka gjetur vdekjen.

Policia është duke kryer veprimet procedurale.