Një grua është vrarë pas përplasjes së një makine në një stacion autobusi në Marsejë të Francës, transmeton TCh njoftimet.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar, por policia ende nuk e thotë dot me saktësi nëse goditja e stacionit në zonën e portit të vjetër ka qenë e qëllimshme apo bëhet fjalë për një aksident.
Ka disa raporte në media megjithatë që tregojnë se edhe një stacion autobusësh në një zonë tjetër të Marsejës ishte goditur më herët nga një automjet. Policia ka këshilluar banorët dhe vizitorët që të shmangin zonën e portit të vjetër.
Artikuj të ngjashëm
-
Një e vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm i dyshuar terrorist në Izrael
-
Vdes një person pas goditjes nga skuteri elektrik në Paris
-
Oficerja franceze vdes pas një sulmi me thikë në stacionin policor në Rambouillet
-
Shoferi i autobusit s’i lë francezët të hyjnë pa maska, rrihet për vdekje
-
Therë me thikë katër persona në Marsejë, sulmuesi vritet nga policia