Një person është dërguar për trajtim spitalor, pasi është goditur nga një autobus në Mitrovicë.
Sipas njoftimit nga Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar autobusin, dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin.
Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima i cili pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Mitrovicë, është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar.
Artikuj të ngjashëm