Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë pasi nuk përfilli urdhrat e zyrtarëve policorë ka tentuar t’u ik atyre me veturë.
“I njëjti fillimisht nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor dhe nuk ishte ndaluar në pikë kontrolli. I dyshuari në ikje e sipër me veturën e ti ka goditur një veturë civile si dhe veturën zyrtare të PK-së. Policia ka arrit ta ndalojë të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Tentoi ta godiste me veturë policin që ia dha urdhrin për ndalim, arrestohet
-
Arrestohet një person në Leposaviq, goditi veturën e Policisë
-
Arrestohet prishtinasi, shkeli me veturë një polic
-
Serbi tenton të futet në Kosovë ilegalisht, ndalohet nga policia
-
Godet policin me veturë me targa të Serbisë, arrestohet