Një person i dyshuar është arrestuar pasi kishte goditur policin me veturë. Personi i arrestuar kishte qenë duke drejtuar nveturën me targa të Serbisë të dielën në fshatin Babimofc të Obiliqit.
I dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa të Serbisë e kishte goditë në dorë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor, i cili kishte qenë duke shkuar në punë. Si pasoj e goditjes me veturë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
-
Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë
-
Tentoi ta godiste me veturë policin që ia dha urdhrin për ndalim, arrestohet
-
Arrestohet personi që goditi me veturë policin në Prizren
-
Nuk u ndalet policëve dhe godet veturën zyrtare, arrestohet
-
Goditet me veturë zyrtari policor në Gjilan, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes