Inspektorati Policor ka arrestuar sërish, pas dy ditësh prej herës së parë, policin që kishte keqtrajtuar një të ri në vitin 2018.
IPK-ja më 28 janar të këtij viti e arrestoi të njëjtin nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, ndërsa me vendim të prokurorisë është vazhduar në procedurë të rregullt.
Të shtunën, hetuesit kanë arrestuar sërish këtë zyrtar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “pengim i të provuarit” dhe i është caktuar masë e ndalimit për 48 orë.
“Lidhur me këtë rast IPK kishte arrestuar një zyrtar policor më 28 .01 2021 me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’, kurse i njëjti rast nga prokuroria është vendosur që të vazhdohet në procedurë të rregullt. Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot këtë zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘pengim i të provuarit’ dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e dy punonjësve policore që në kohën e incidentit dyshohet se ishin pjesëmarrës në keqtrajtim.
-
Arrestohet polici në Prizren, dyshohet për lëndim të rëndë të një personi
-
Arrestohen dy policë, dyshohen për keqtrajtim të një qytetari
-
IPK konfirmon arrestimin e policit ferizajas
-
Arrestohen pesë zyrtarë policorë të dyshuar për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare
-
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare