Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar të dyshuarin A.V. në cilësi të pronarit të një barnatoreje, i cili ka shitur produkte medicinale të dyshuara si të kontrabanduara.
Sipas një komunikate dërguar mediave, bëhet fjalë për barna pa banderola të Kosovës, me banderola të shteteve tjera, si dhe me banderola të falsifikuara me qëllim të vënies në lajthitje të pacientëve.
Policia ka thënë se i dyshuari ka arritur që të përfitojë materialisht në aspektin personal dhe njëkohësisht e ka rrezikuar shëndetin e përgjithshëm.
“Hetuesit policorë, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme hetimore dhe operative kanë siguruar dëshmi tjera relevante lidhur me rastin. Pas përfundimit të kontrollit të barnatores nga inspektorët farmaceutik, është siguruar prezenca e personit të dyshuar i cili është shoqëruar në polici, i njëjti është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se më këto veprime i dyshuari (A.V.) ka kryer veprën penale ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’”, thuhet në njoftimin e Policisë, të martën.
Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të barnave të kontrabanduara në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar që shiti barna pa banderola
-
Sekuestrohen barna në vlerë 1,500 euro, u shitën pa banderola
-
Dogana konfiskon numër të madh barnash pa banderola
-
Kapen barna të kontrabanduara të fshehura pas rafteve në një barnatore në Prizren