Një person i moshës 45-vjeçare, i cili dyshohet se ka shitur barna pa banderola, është arrestuar të mërkurën, ka njoftuar Policia përmes një komunikate për media.
Sipas njoftimit, i dyshuari, ka arritur që të përfitojë materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e pacientëve, të cilët kanë konsumuar barnat e tilla.
Bëhet e ditur se barnatorja e të dyshuarit është kontrolluar nga inspektorët farmaceutik, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në Polici.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, i njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me ‘Vendim mbi ndalimin’, lëshuar nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet pronari i një barnatoreje, ua ndërronte banderolat barnave
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të barnave të kontrabanduara në Prishtinë
-
31-vjeçari në Pejë arrestohet për shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore
-
Kapen barna të kontrabanduara të fshehura pas rafteve në një barnatore në Prizren
-
Aksion në 10 barnatore, mbyllet një e intervistohen tre pronarë të tyre