Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet polici, dyshohet se ndihmoi në vjedhjen e mbi 15 mijë eurove në Mitrovicë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” në bashkëkryerje.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kanë pranuar ditë më herët nga Policia e Kosovës, me dyshimin se zyrtari policor ishte i përfshirë në një rast të “vjedhjes së rëndë” në bashkëkryerje në një nga filialet për tranfsere parash në Mitrovicë, më 26.11.2021.

Bëhet fjalë për një rast të grabitjes së 15,750 eurove, që ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.

Grabitja ishte kryer nën kërcënimin e një arme, e cila më pas u konstatua se ishte lodër.

I dyshuari i parë për këtë rast është arrestuar nga policia ditën që ka ndodhur rasti kurse si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë identifikuar edhe dy të dyshuar për këtë rast, duke përfshirë këtu zyrtarin policor.

Edhe Nën kërcënimin e një arme lodër, grabitet institucioni mikrofinanciar në Mitrovicë Kronikë Nën kërcënimin e një arme lodër, grabitet institucioni mikrofinanciar në Mitrovicë

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kanë ndërmarrë disa veprime hetimore dhe pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor, të dyshuar në këtë rast, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.