Në Vushtrri arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje Vushtrri, 26 maj 2021
Hetuesit policorë në Vushtrri të martën kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.
25-vjeçari, sipas Policisë në rajonin e Mitrovicës, ka vjedhur një kosë për kositje të barit.
“Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur kosa e vjedhur, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese kosa i është kthyer pronarit. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet 41-vjeçari, dyshohet për vjedhjen e stolive të arit në vlerë 20 mijë euro
-
Arrestohet një person në Vushtrri për “bashkësi jashtëmartesore” me të mitur
-
Arrestohet një 36-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se vodhi katër biçikleta
-
E mori në taksi e pastaj ia grabiti të hollat, arrestohet i dyshuari në Vushtrri
-
U kap me drogë, arrestohet 23-vjeçari në Vushtrri