Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të enjten në Vushtrri, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje te paautorizuar të substancave narkotike”.
Sipas njoftimit policor, të dyshuarit 23-vjeçar, me inicialet G.A., iu gjetën në çantën e krahut 77 qese me substancë narkotike, me peshë 66 gramë si dhe 1 sprej.
“Në cilësi të të dyshuarit, është intervistuar G. A. shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit prokurori i ka caktuar masën e ndalimit policor. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin po i vazhdon njësia përkatëse e antidrogave”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij
-
Kapet i dyshuari në Prishtinë me 38 qese kokainë
-
Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohen tre të dyshuar për narkotikë, njërit i gjenden mbi 4 kg kokainë
-
Operacioni “Befasia” në Prishtinë, kapet drogë e arrestohet një person