Një prej personazheve të njohura shqiptare të TikTokut, me llogarinë me inicialet V.B., është arrestuar të martën, nën dyshimin për abuzim seksual, pak pasi iu bë virale një video.
Policia e Pejës ka njoftuar për arrestimin duke thënë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Pejës për KOHËN.
Video për të cilën është arrestuar ky person, është fshirë edhe nga TikToku. Videoja është publikuar të hënën.
LEXO EDHE:
-
Arrestohet personi, videot e të cilit tek abuzon me fëmijë u bënë virale
-
Policia kërkon edhe një personazh të TikTokut për abuzimin seksual me të miturin në Klinë
-
Arrestohet një person në Pejë për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Arrestohet një turk në Lipjan, shpërndau materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve
-
Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, lirohet në procedurë të rregullt