Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj, me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim”.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar më 1 tetor, e pas vendimit të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Nuk janë dhënë më tepër detaje, derisa rasti është iniciuar si “dhunim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Ferizaj
-
Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar