Policia e Kosovës e ka arrestuar të hënën një person në Pejë, me dyshimin se e ka ngacmuar ish-të dashurën e tij.
Në njoftimin policor, të martën, thuhet se i dyshuari ka hapur llogari në emër të viktimës, duke i publikuar video-incizime intime të saj. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “ngacmim”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që në vazhdimësi e ka ngacmuar ish-të dashurën e tij. Sipas viktimës, i njëjti ka hapur llogari në emër të saj dhe ka publikuar video incizime intime të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.