Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 23-vjeçar pasi postoi foto intime të një vajze

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Një person i dyshuar për ngacmim është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

Një vajzë e kishte raportuar në stacionin policor në Prishtinë se i dyshuari ka postuar në rrjete sociale fotografi intime të saj.

Policia ka hetuar rastin për të sqaruar rrethanat dhe të premten e ka marrë në stacion policor.

K.I, 23 vjeç, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje, njoftoi PK-ja.