Një person është arrestuar të shtunën në Gjakovë nën dyshimin se e ka ngacmuar në forma të ndryshme një grua.
Sipas raportit të së dielës të Policisë, i dyshuari ka hapur llogari në rrjete sociale në emër të viktimës dhe ka shpërndarë fotografi me përmbajtje erotike.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten.
“Me datën 17.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar në forma të ndryshme viktimën femër kosovare dhe në emër të saj në rrjetin social kishte hapë llogari ku kishte shpërnda foto të viktimës me përmbajtje erotike, të cilat foto viktima më parë ja kishte dërguar të dyshuarit derisa kishin qenë në lidhje dashurie”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.