Policia e Kosovës ka arrestuar një person për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, në Lipjan.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili së bashku me të dyshuarin e dytë mashkull K/Shqiptar janë hasur nga policia duke prerë dru në park me veturë civile me targa vendore.
“Vetura dhe motor-sharra janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari i parë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje derisa rasti vazhdon të hetohet”, përfundon njoftimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Mundësoi transportin ilegal të druve nga Serbia, arrestohet për keqpërdorim detyre
-
Arrestohet përgjegjësi i Autoritetit Pyjor në Prizren për keqpërdorim të detyrës
-
Kapet duket vjedhur drunj, arrestohet
-
Kapet duke vjedhur drunj, arrestohet
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet