Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet pasi sulmoi fizikisht një femër

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi kishte sulmuar fizikisht një femër pas një mosmarrëveshje.

Sipas njoftimit, viktima si pasojë e sulmi ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor në banesën e tyre ka gjetur dhe ka konfiskuar një qese me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë 14.8 gramë, transmeton Koha.net.

Të dyshuarit janë arrestuar,  pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ është dërguar në mbajtje kurse e dyshuara femër për sasinë e substancave narkotike është liruar në procedurë të rregullt.