Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Informacionet e para hetuesit e IPK-së i kishin pranuar përmes rrugëve operative – hetimore se në një prej zyrave në stacionin policor në Kaçanik përkatësisht në një nga kompjuterët dyshohet se ndodhen disa shkresa që dyshohet se janë me përmbajtje të rreme. Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë themelore në Ferizaj kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të sendeve në cilësi të provave materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim të IPK-së.
Zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
Dyshohet se keqpërdori detyrën, arrestohet polici me detyrë në Njësinë Speciale Operative
-
Arrestohet një zyrtare policore, dyshohet se përdori bazën e të dhënave për regjistrimin e një shtetasi të Serbisë