Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një zyrtar i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor të Zubin Potokut pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar” dhe “manipulim me prova”.

Në njoftimin e Policisë, i dyshuari ishte vetëdorëzuar në stacionin policor, derisa nga shkurti i 2020-s, zyrtari ndodhej jashtë territorit të Kosovës.

“IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kishte filluar një hetim që nga shkurti i vitit të kaluar ndaj zyrtarit të dyshuar për veprat e lartcekura penale e që dyshohet ti ketë kryer deri sa ka punuar në pozitën e zyrtarit përgjegjës për Dhomën e Dëshmive në Stacionin policor në Zubin Potok. Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas intervistimit zyrtari policor është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuht në njoftim.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.