Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një shtetas i Serbisë për kalim ilegal të kufirit

Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi ka tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Ai është arrestuar në fshatin Trebicë në Leposaviç pasi që i njëjti me kamionin me të cilin transportonte pemë dhe perime ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.

Policia ka njoftuar se vlera e mallit sillet në vlerë rreth 2500€.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa kamioni i është dërguar në stacionin policor. Rasti është duke u hetuar.