Policia në Bolzano në Tirol Jugor ka arrestuar një shqiptar dhe ka sekuestruar një kilogram heroinë. Ndaj dy italianëve dhe një shqiptari tjetër është hapur procedurë.
Siç raporton “Tages Zeitung”, Policia gjatë një kontrolli rutinor për Covid-19 ka ndaluar një veturë Fiat Punto dhe një tjetër BMË.
Në dy veturat ishin në total katër burra, dy italianë e dy shqiptarë. Ata kishin ardhur nga Bergamo dhe jo të gjithë prej tyre mbanin maska mbrojtëse.
Nën një ulëse në Fiat Punto autoritetet zbuluan një kilogram heroinë. Burrat, që ishin në BMË, kishin 3800 euro kesh.
Shoferi i Puntos, shqiptari 22-vjeçar J.N., u arrestua, ndërsa tre bashkëpunëtorë u liruan në procedurë të rregullt.
Veturat u sekuestruan.
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Dy të arrestuar, sekuestrohet heroinë me vlerë rreth 12 mijë euro në Prishtinë
-
Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari
-
Shtetasi kroat kapet me 20 pako me heroinë në dalje të Kosovës
-
Arrestohet një shqiptar në Romë, u zu me 21 kg drogë