Policia e Kosovës ka arrestuar një ruse në pikëkalimin kufitar në Merdar të premten për ryshfet.
Ajo ia kishte ofruar 50 euro policit në kufi që ta lejonte të hynte pa vizë.
“Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetas e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Edhe
Arrestohet shtetasi i Azerbajxhanit, tentoi të japë ryshfet për ta kaluar kufirin
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se i ofroi ryshfet një polici në Merdar
-
Arrestohet një shtetas i Ukrainës, ua ofroi 50 euro ryshfet policëve në Vërmicë
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në Jarinjë, i ofroi 10 euro ryshfet policit
-
Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro