Është arrestuar një shtetas i Azerbajxhanit në pikëkalimin në Merdar me dyshimin për dhënie ryshfeti.
Sipas Policisë, ai i ka ofruar policit 20 euro për ta kaluar kufirin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Azerbajxhanit, pasi që i njëjti i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor për ti mundësuar kalimin e kufirit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se i ofroi ryshfet një polici në Merdar
-
Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Arrestohet shtetasi i Serbisë në kufi, tentoi me ryshfet ta fuste gruan në Kosovë