Policia e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, ka vënë në pranga një 34-vjeçar rus të kërkuar për terrorizëm.
I arrestuari që do të ekstradohet drejt Rusisë është identifikuar si R. M., i lindur dhe banues në Norilsk të Rusisë.
Ky shtetas kishte shkuar si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, transmeton tch.
Në Qershor të vitit 2013 i njëjti është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.
-
Mësohen detaje të reja për terroristin rus i arrestuar në Tiranë
-
Në Shqipëri arrestohet rusi i kërkuar për një sërë veprash penale
-
Policia shqiptare arreston një person, bënte thirrje në rrjete sociale për sulme terroriste
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për terrorizëm
-
Aktakuzë për terrorizëm për të kthyerin nga Siria në Kosovë