Një shqiptar është arrestuar me pretendimin se ka përdorur rrjetet sociale duke bërë thirrje për sulme terroriste kundër institucioneve shtetërore, ka njoftuar të martën Policia e Shqipërisë.
Në një deklaratë është thënë se 56-vjeçari i identifikuar vetëm si I.S. ka përdorur profile false për të postuar “foto nxitëse dhe shkrime, duke bërë propagandë dhe thirrje për të kryer sulme terroriste ndaj institucioneve të rëndësishme shtetërore”.
I dyshuari, që konsiderohet ekstremist fetar, në postimet e tij ka dhënë përkrahje për Shtetin Islamik e po ashtu ka bërë thirrje për të përkrahur luftën në Siri.
Ai akuzohet për terrorizëm. Nëse shpallet fajtor, do të përballet deri me 10 vjet burgim.
Sipas autoriteteve shqiptare, asnjë shqiptar nuk i është bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak në gjashtë apo shtatë vjetët e fundit.
Më herët, numër i konsiderueshëm i shqiptarëve i ishin bashkuar grupeve radikale në Siri e Irak.
-
Holanda arreston një sirian i cili dyshohet se po planifikonte sulm diku në Evropë
-
Një shqiptar në SHBA arrestohet për lidhje me Shtetin Islamik
-
Arrestohet një person i kërkuar për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për terrorizëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë, postoi në rrjete sociale koment me përmbajtje kërcënuese