Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Policia e Kosovës ka arrestuar në Han të Elezit një person që po kërkohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, rreth orës 10:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arritur që të arrestojë në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet J.B (M/K), 32 vjeçar”.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi prej dy vite.