Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj që është i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
I arrestuari G.M., po kërkohet për veprat penale “mashtrim” dhe “falsifikim i dokumenteve”, që është i dënuar me 4 vjet e 9 muaj burgim. Autoritetet njoftuan se i dyshuari është intervistuar nëpërmjet autoriteteve ndërlidhëse, e për rastin është njoftuar edhe Departamenti i Kufirit për procedura të tjera para dorëzimit te autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
“Më datën 17.03.2024 rreth orës 11:50 policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion se në Ferizaj në një lokacion po qëndronte për disa ditë një person i paidentifikuar. Menjëherë hetuesit policorë kanë shkuar në vendin ku dyshohej se po qëndronte personi i panjohur dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim.
-
Arrestohet një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga Maqedonia e Veriut
-
Arrestohet një shtetas i Maqedonisë V. në Kosovë, po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar, i kërkuar për trafikim me narkotikë
-
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim
-
Arrestohet shtetasi i Maqedonisë për hyrje ilegale në Kosovë