Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili më 8 shkurt të këtij viti dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitjen e armatosur që është kryer në një institucion financiar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u krye në lagjen Emshir, në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan personin: D.T, mashkull, 33vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një revole.
Policia ka kryer një operacion bastisjeje dhe ka ushtruar kontroll të detajuar në një banesë ku jetonte i dyshuari ku ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: një revole tjetër si dhe gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryera nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë në hetim.
Ndaj personit të dyshuar për të cilin është ngritur dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë edhe në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejmë të rastit.
-
Gati 6 mijë euro u grabitën në bankën në Prishtinë vetëm nga njëri i dyshuar
-
Një i arrestuar dhe një tjetër në arrati nën dyshimin për grabitje në një bankë në kryeqytet
-
Policia arreston një të dyshuar për grabitje në një bankë në qendër të Prishtinës, tjetri në arrati
-
Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Arrestohet një 30-vjeçar, i dyshuar për disa grabitje të armatosura në Prishtinë