Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 30-vjeçar, i dyshuar për disa grabitje të armatosura në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot një person si i dyshuar për disa grabitje të armatosura në lagjet “Lakrisht” dhe “Emshir” në Prishtinë.

Sipas Policisë është arrestuar L. S, 30 vjeç, dhe se pjesë e operacionit, ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, i cili është realizuar me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Policia aty ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 14 fishekë si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për rastet”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa po punohet në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të arrestuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e Policisë.