Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për punime me ekskavator në zonën e mbrojtur të Bjeshkëve të Junikut

Është arrestuar një person për degradim të ambientit.

Në Bjeshkët e Junikut, ai ka kryer punime me ekskavator më 5 tetor.

“Raportohet se me datë 08.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një zonë të mbrojtur kishte kryer punime me ekskavator duke degraduar ambientin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, njoftoi PK.