Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte plaçkitur një bankë në Prishtinë.
PK-ja njofton se i dyshuari A.R, 24-vjeçar, kishte plaçkitur një bankë më 26 nëntor në rrugën “Robert Doll’ në Prishtinë.
“I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Gati 6 mijë euro u grabitën në bankën në Prishtinë vetëm nga njëri i dyshuar
-
Policia arreston një të dyshuar për grabitje në një bankë në qendër të Prishtinës, tjetri në arrati
-
Arrestohet një person, dyshohet se ia keqpërdori kartelën bankare dikujt
-
Arrestohet një prej të dyshuarve për grabitje në një bankë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë
-
Plaçkitet filiali i një banke në Prishtinë