Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për kalim ilegal të kufirit

Është arrestuar një shqiptar me shtetësi serbe për kalim ilegal të kufirit Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit dje rreth orës 13:20.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari shtetas i Serbisë është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.