Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, mbante identitet të dyfishtë

Policia në Kosovës gjatë kontrollit të një banese në Prishtinë, me urdhëresë të Gjykatës, ka hasur në një person që kishte në posedim dokumente personale identifikuese me fotografi të njëjta, por me të dhëna të ndryshme.

“Dokumentacionet në fjalë ishin një pasaportë dhe një letërnjoftim i RKS-së me të dhënat e emrit-inicialet (M. S.), kurse dokumenti tjetër ishte një letërnjoftim i një shteti tjetër me të dhënat e emrit-inicialet (M. M.) Personi i lartcekur kishte në posedim veturë me targa të një shteti tjetër dhe i njëjti nuk posedon leje të vozitjes. Gjatë kontrollimit të këtij personi janë gjetur sende të dyshuara që gjatë hetimit të mëtutjeshëm mund të lidhen me veprimtarinë e dyshuar të këtij personi”, njofton Policia e Kosovës.

Personi dyshohet për legalizim të përmbajtjes së rrejshme dhe falsifikim të dokumentit.

Gjatë kontrollit të banesës dhe veturës i janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: një aparat për detektimin e kamerave e sensorëve, dy thika, një shtëpizë kompjuteri, shtatë celularë të llojeve të ndryshme, kartela telefoni të shtetit të Serbisë dhe të Kosovës. Para kesh në vlerë 2675 euro. 45 lira turke, po ashtu dokumente të dyshuara si të falsifikuara, letërnjoftim i një shteti tjetër, pasaportë dhe letërnjoftim të Kosovës. Gjithashtu fatura e fletore për evidenca, vetura Renault Clio me targa të huaja.