Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Obiliq nën dyshimin për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq të hënën (21 mars), nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur një ditë më parë.

Siç njoftoi Policia të martën, rastin e ka raportuar nëna e viktimës, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të moshës së mitur, viktimën femër kosovare. Më datë 21.03.2022 është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë.