Policia e Kosovës ka arrestuar e më pas e ka liruar një person në Obiliq të hënën, me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “ngacmim seksual”, derisa nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ngacmuar seksualisht të miturën viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë të martën.
Artikuj të ngjashëm